Ndërlidhjet

Bolt dhe Felix – më të mirët në atletikë


Usain Bolt pas fitores në vrapimin në 100 metra në Olimpiadën e Londrës
Usain Bolt pas fitores në vrapimin në 100 metra në Olimpiadën e Londrës
Atleti Usain Bolt dhe atletja Allyson Felix, janë shpallur më të mirët në botë këtë vit, nga Federata Ndërkombëtare Amatore e Atletikës.

Kjo shpallje u bë sot në Barcelonë të Spanjës dhe me të u shpërblye paraqitja e tyre në Lojërat Verore Olimpike në Londër.

Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, i ka fituar tri medalje të arta në Olimpiadë, në garat e sprintit, kështu që ai për të katërtën herë në pesë vitet e fundit, u nderua me titullin e më të suksesshmit.

Atletja e Shteteve të Bashkuara, Allyson Felix, poashtu, i ka fituar tri medalje të arta në Londër, në vrapimet në 200 metra dhe në stafetë. Ajo për të parën herë u shpall atlete e vitit.

Shpallja e më të mirëve u bë në ditën finale të festimeve të 100 vjetorit të Federatës Ndërkombëtare Amatore të Atletikës.
XS
SM
MD
LG