Ndërlidhjet

Maqedoni: Kanë filluar festimet për Pavarësinë e Shqipërisë


Në Maqedoni kanë filuar manifestimet për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Manifestimi qendror zhvillohet sonte në kryeqytetin Shkup, ku pritet pjesëmarrja e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe e atij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Raportohet se shumë flamuj kombëtarë shqiptarë janë vendosur në disa pjesë të Shkupit dhe të qyteteve me popullatë shumicë shqiptare. Poashtu, fasadat e disa ndërtesave janë mbuluar krejtësisht me flamuj gjigant kuq e zi.

Por, Partia Socialdemokrate opozitare në Maqedoni, vendimin e qeverisë që tu bashkohet manifestimeve për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, e ka përshkruar si “provokimk politik”, raporton agjencia AP.

Në koalicionin qeverisës në Maqedoni, është e përfshirë edhe partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim.
XS
SM
MD
LG