Ndërlidhjet

Afganistan: Pas dhunës sektare – u mbyllën universitetet


Pamje nga kryeqyteti i Afganistanit Kabul
Pamje nga kryeqyteti i Afganistanit Kabul
Në kryeqytetin Kabul të Afganistanit janë mbyllur tri universitetet kryesore publike, për më tepër se një javë, pas shpërthimit të dhunës sektare nga e cila u vra një student dhe afro 30 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i ministrisë së arsimit të lartë, Sediq Sediqqi, tha sot se tri universtetet publike janë mbyllur për 10 ditë si “masë parandaluese”.

Përleshjet kanë shpërthyer të shtunën, pasi rituali, me të cilin shënohej festivali mysliman i Ashureve, ishte penguar nga studentët sunitë.

Një person është vrarë dhe afro 30 të tjerë janë plagosur pasi studentët e sulmonin njëri-tjetrin me shkopinj dhe gurë.

Ashuret janë një ceremoni fetare me të cilën shënohet përvjetori i vrasjes së Imam Huseinit, që ishte nip i Profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG