Ndërlidhjet

Qeveria e Australisë kërkon falje për abuzimet në ushtri


Stephen Smith
Stephen Smith
Qeveria e Australisë i ka kërkuar ndjesë personelit ushtarak, i cili është abuzuar seksualisht ose është keqtrajtuar në mënyre ta tjera gjatë shërbimit në Forcën e Armatosur australiane.

Ministri i Mbrojtjes, Stephen Smith, ka kërkuar falje sot në Parlament.

“Burra dhe gra të reja kanë duruar abuzimin seksual, fizik dhe mendor nga kolegët e tyre, çfarë është e papranueshme dhe nuk reflekton vlerat e shoqërisë moderne, të larmishme dhe tolerante të Australisë”, ka thënë Smith.

Ai është zotuar se nuk do të ketë tolerancë në të ardhmen për keqbërjet e tilla.

Një gjykatës i pensionuar është caktuar të shqyrtojë pohimet për abuzime të më shumë se 1,000 viktimave të dyshuara, të cilat datojnë qysh në vitet 1950.

Zyrtarët thonë se hetimet mund të rezultojnë me kompensim deri në 52,000 dollarë për secilën viktimë të abuzimit.
XS
SM
MD
LG