Ndërlidhjet

Morsi takon gjyqtarët për zgjidhjen e krizës politike


Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, takon sot gjyqtarët më të lartë të vendit, në përpjekje për të zgjidhur krizën që ka shkaktuar vendimi i tij për t’i zgjeruar vetes kompetencat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, autoriteti më i lartë gjyqësor i Egjiptit, nuk e ka hedhur poshtë dekretin e ri të Morsit, por ka thënë se fuqitë e tij duhet të kufizohen në çështjet sovrane.

Ministri i Drejtësisë ka shfaqur besimin se Morsi do të pajtohet me propozimin e gjyqësorit.

Dekreti i jep pushtet Morsit për të hedhur poshtë ligje dhe vendime.

Protestuesit kanë mbushur rrugët, duke akuzuar Morsin për sjellje diktatoriale. Ata janë zotuar se do të vazhdojnë protestat derisa presidenti të tërheqë dekretin.

Morsi ka thënë se fuqitë e tij shtesë janë të përkohshme dhe se janë të nevojshme për të përshpejtuar ndryshimet demokratike.

Një person është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në protestat që kanë nisur të enjten.
XS
SM
MD
LG