Ndërlidhjet

Vetëvendosje ngre flamurin kombëtar në Merdare


Nga aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare...
Nga aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare...
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur në vendkalimin kufitare Merdare flamurin kombëtar dhe një tabelë ku shkruan “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

“Ne zgjodhëm për ta vendosur flamurin kombëtar në Merdare në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vjet më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

Sipas së njëjtës, me të filluar vendosja e flamurit kombëtar në një shtyllë pranë Merdares, Policia e Kosovës ka intervenuar brutalisht për t’i penguar aktivistët.

“Me gjithë këtë intervenim, aktivistët arritën që të ngrenë flamurin kombëtar si dhe të vendosin tabelën 'Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë', të cilat u hoqën më pas nga Policia e Kosovës, me t’u larguar aktivistët tanë”, bën të ditur kumtesa e Vetëvendosjes.
XS
SM
MD
LG