Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit pretendojnë marrjen e një pende


Refugjatët sirianë duke u larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve
Refugjatët sirianë duke u larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve
Kryengritësit në Siri kanë pretenduar se sot e kanë marrë një pendë strategjike në pjesën veriore të këtij vendi.

Aktivistët opozitarë nga Observatori për të Drejta të Njeriut, me seli në Londër, e kanë publikuar një video në Internet, ku shihen kryengritësit në pendën Tishrin.

Shefi i aktivistëve në këtë observator, Rami Abdul-Rahman, tha se nga kjo pendë furnizohen me rrymë elektrike disa territore në pjesën veriore të Sirisë, përfshirë edhe qytetin Alepo.

Sipas tij, marrja e kontrollit ndaj kësaj pende, i pamundëson qeverisë që ta shfrytëzoj rrugën kryesore për furnizim dhe ripërtritje të trupave të saj, që luftojnë në Alepo, dhe paraqet rrugë të re për dërgimin e ndihmës për luftëtarët kryengritës në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG