Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Izraeli dhe Hamasi i filluan bisedimet


Fotografi në të cilën shihen zogjtë duke fluturuar derisa tymi ngritet nga ajo që është përshkruar si sulm izraelit ajror kundër Rripit të Gazës më 21 nëntor
Fotografi në të cilën shihen zogjtë duke fluturuar derisa tymi ngritet nga ajo që është përshkruar si sulm izraelit ajror kundër Rripit të Gazës më 21 nëntor
Në Kajro të Egjipit janë hapur sot bisedimet indirekte për implementimin e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamiste Hamas.

Këto janë negociatat e para prej se Egjipti e ndërmjetësoi armëpushimin javën e kaluar, duke e përfunduar periudhën tetëditëshe të luftimeve.

Bisedimet po udhëhiqen nga ndërmjetësuesit egjiptianë në Kajro.

Gjatë luftimeve, Izraeli ka ndërmarrë afro 1500 sulme ajrore në Rripin e Gazës, derisa militantët e Hamasit, që e kontrollojnë Rripin e Gazës, kanë hedhur numër të njejtë të raketave brenda Izraelit.

Nga këto luftime kanë mbetur të vrarë afro 160 palestinezë, shumicva prej tyre civilë, dhe gjashtë izraelitë.
XS
SM
MD
LG