Ndërlidhjet

Maqedonia konfiskon mbi gjysmë toni marihuanë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet maqedonase kanë konfiskuar më shumë se gjysmë toni marihuanë në një kamion në kufi me Shipqrinë, si dhe kanë arrestuar ngasësin, njofton AP.

Policia tha se 540 kilogramë të drogës ka një vlerë prej 3 milionë eurosh.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska e përshkruajti konfiskimin e së hënës, si konfiskimin më të madh të vetëm një dërgese në Maqedoni.

Sipas policisë, droga është prodhuar në Shqipëri dhe kishte për synim kontrabandimin në Evropën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG