Ndërlidhjet

Saint Kitts dhe Nevis njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Saint Kitts dhe Nevis, bën të ditur kabineti i tij ministror.

Në notë, konfirmohet vendimi zyrtar i Qeverisë së Saint Kitts dhe Nevis për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë.

Po ashtu, në notën verbale, Qeveria e Sanit Kitts dhe Nevis shpreh vullnetin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në fushat me interes të përbashkët.

Saint Kitts dhe Nevis, është shtet i përbërë nga dy ishuj në Karaibe, ka kryeqytet Basseterren si dhe është anëtar i Kombeve të Bashkuara nga viti 1983.
XS
SM
MD
LG