Ndërlidhjet

Shpërthime afër Damaskut, 20 të vrarë


Jaramana, Siri 28 nwntor, 2012
Jaramana, Siri 28 nwntor, 2012
Aktivistët sirianë thanë se të paktën 20 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy makinave bombë në periferi të Damaskut.

Media shtetërore tha se “terroristët” qëndrojnë prapa sulmeve në distriktin lindor të Jaramanas.

Në ditët e fundit janë zhvilluar luftime të egra përreth Damaskut.

Raportet thonë se milicët pro-qeveritarë kanë ngritur grupe të armatosura në Jaramanan e banuar kryesisht nga të krishterë dhe druzë, me qëllim të mbrojtjes së zonës nga kryengritësit.

Në muajin e kaluar, një makinë bombë ka vrarë 11 persona në këtë pjesë.

Aktivistët vlerësojnë se më shumë se 40 mijë njerëz kanë vdekur që nga kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad, që filloi në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG