Ndërlidhjet

Shtyhet vendimi për ish shefin e FMN-së


Dominique Strauss-Kahn
Dominique Strauss-Kahn
Një gjykatë franceze ka shtyrë vendimin në lidhje me refuzimin ose jo të akuzave ndaj Dominique Strauss-Kahn, ish drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gjykata tha se vendimi do të lëshohet më 19 dhjetor.

Ish shefi i FMN-së, akuzohet se ka marrë pjesë në një rrjet të dyshuar prostitucioni që ka vepruar nga hoteli luksoz Carlton, në qytetin verior francez Lille.

Ekonomisti ka pranuar se ka marrë pjesë në tubimet e “shthurura”, por mohon ta ketë ditur se disa nga gratë e pranishme janë paguar për këtë.

Në muajin maj të vitit 2011, prokurorët e Nju Jorkut kanë hedhur poshtë akuzat për sulm seksual, që një shërbyese hoteli në Nju Jork, kishte ngritur kundër Strauss-Kahn-it.
XS
SM
MD
LG