Ndërlidhjet

Rasti Kleçka: Konfirmohet masa e paraburgimit


Deputeti Fatmir Limaj, njëri nga të akuzuarit në rastin Kleçka.
Deputeti Fatmir Limaj, njëri nga të akuzuarit në rastin Kleçka.
Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas në Gjykatën Supreme ka vërtetuar vendimin për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave të akuzuar në të ashtuquajturin rasti Kleçka.

Sipas njoftimit të EULEX-it, "Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Fatmir Limaj akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile dhe të burgosurve të luftës".

"Trupi gjykues i Gjykatës Supreme ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit i kanë kryer krimet, për të cilat akuzohen në bazë të aktakuzës së konfirmuar. Po ashtu, trupi gjykues ka vlerësuar se ekziston një rrezik i madh dhe specifik për mundësinë e frikësimit dhe ndikimit në dëshmitarët bashkëpunues të identifikuar", thuhet në kumtesën e misionit evropian për sundimin e ligjit.

Për këtë rast, deputeti Fatmir Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ka qenë EULEX-i më pas që ka kërkuar rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

Rihapjen e procesit, EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).
XS
SM
MD
LG