Ndërlidhjet

LDK mirëpret lirimin e Haradinajt dhe të tjerëve


Logo e LDK-së
Logo e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për lirimin nga të gjitha akuzat të z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

"Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vendimi i sotëm, edhe një herë, dëshmon se përpjekjet dhe lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri ka qenë e drejtë", thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Ajo po ashtu thekson se LDK-ja "gjithnjë ka besuar në vlerat e përpjekjeve shqiptare dhe të luftës çlirimtare".

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar sot nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.
XS
SM
MD
LG