Ndërlidhjet

Sllovenët votojnë në balotazhin presidencial


Presidenti i Sllovenisë, Danillo Turk.
Presidenti i Sllovenisë, Danillo Turk.
Qytetarët në Slloveni po votojnë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, me gjithë pakënaqësitë në rritje për masat e ashpra të kursimit, që synojnë të parandalojnë nevojën për ndihmë ndërkombëtare.

Rreth 1.7 milion votues ballafaqohen me zgjedhjen në mes të presidentit aktual, Danillo Turk, dhe ish-kryeministrit Borut Pahor.

Pahor ka mbështetur masat e qeverisë për kursim, ndërsa Turk i ka kritikuar fuqishëm ato.

Sondazhet e opinionit, megjithatë, kanë shfaqur Pahorin në epërsi.

Në raundin e parë të votimeve, tre javë më parë, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka qenë vetëm 48 për qind.
XS
SM
MD
LG