Ndërlidhjet

Sulmohet baza e përbashkët amerikano-afgane


Xhalalabad
Xhalalabad
Të paktën një ushtar afgan është vrarë dhe disa trupa të huaja janë plagosur kur militantët talibanë kanë sulmuar një bazë të përbashkët amerikano-afgane në qytetin Xhalalabad.

Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga NATO-ja, koloneli Hagen Messer, ka thënë se sulmuesit kanë përfshirë të paktën tre bombardues vetëvrasës.

Ai ka thënë se sulmuesit kanë dështuar të thyejnë rrethojën mbrojtëse të bazës ushtarake.

Talibanët, në anën tjetër, kanë pohuar se luftëtarët e tyre kanë hyrë në bazë dhe “kanë shkaktuar viktima të mëdha”.

Disa raporte thonë se të paktën pesë të vdekur kanë qenë të veshur me uniformë të ushtrisë afgane, por nuk është e qartë nëse ata kanë qenë ushtarë apo kryengritës.
XS
SM
MD
LG