Ndërlidhjet

Pensionohet anija e parë bërthamore në botë


USS Enterprise
USS Enterprise
Marina e Shteteve të Bashkuara ka pensionuar transportuesin e parë bërthamor në botë pas më shumë se 50 vjetësh shërbim.

Mijëra njerëz, përfshirë ish-anëtarë të ekuipazhit dhe ndërtues të anijes, kanë marrë pjesë në ceremoninë që është mbajtur në stacionin e marinës Norfolk në Virxhinia.

“USS Enterprise”, i gjatë 342 metra, është vënë në funksion më 1961, me tetë reaktorë bërthamorë në bord.

Anija ka shërbyer në çdo konflikt të madh që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke filluar me bllokadën e Kubës gjatë Krizës së Raketave Kubane më 1962.

Me deaktivizimin e “Enterprise”, flota amerikane është reduktuar përkohësisht në 10 anije transportuese.

Transportues i ri "USS Gerald R. Ford" pritet t’i bashkohet flotës në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG