Ndërlidhjet

Hoxhaj: Del Ponte e ka keqpërdorë pozitën e saj


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka akuzuar sot ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, Carla del Ponte, për keqpërdorim të pozitës së saj.

Në një intervistë ekskluzive për shërbimin qendror të Radios Evropa e Lirë, gjatë qëndrimit të tij në Pragë, zoti Hoxhaj tha: “Ne mendojmë se Carla del Ponte i ka keqpërdorë autoritetet e saj dhe kompetencat dhe qeveria jonë ka kërkuar hetim adekuat. Tashmë gjykata ka konfirmuar se kjo nuk ishte e domosdoshme".

"Ne shpresojmë se do të kemi qartësi të plotë lidhur me këtë çështje, pasi ajo e kishte turpëruar dinjitetin e zotit Haradinaj, të shtatasve tanë dhe të Kosovës në tërësi”, tha Enver Hoxhaj.

Javën e kaluar Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës e liroi Ramush Haradinajn, nga të gjitha akuzat për krime të luftës gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Rrjedhimisht, qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë kërkuar hetime lidhur me punën e del Pontes.

Tash për tash nuk ka pasur komente nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG