Ndërlidhjet

Iran: Për shkak të ndotjes – mbyllen shkollat dhe zyrat


Pamje e Teheranit të përfshirë nga ajri i ndotur
Pamje e Teheranit të përfshirë nga ajri i ndotur
Mediat e Iranit raportuan sot se për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytetin Teheran, të martën dhe të mërkurën do të mbyllen shkollat, universitetet dhe zyrtar qeveritare.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, e citon guvernatorin e Teheranit, Morteza Tamadon, që ka thënë se spitalet dhe bankat do të mbeten të hapura, por banorëve u ka rekomanduar që tu shmangen udhëtimeve, që nuk janë të domosdoshme.

Ndotja e ajrit, që kryesisht shkaktohet nga tymi i makinave, është në rritje gjatë ditëve të fundit në Teheran dhe në disa qytete të tjera të mëdha.

Situata në Teheran është më e vështirë për shkak se ndodhet në mesin e dy maleve, kështu që ajri i ndotur mbetet i bllokuar.

Autoritetet e këtij qyteti shpeshherë e kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të zyrave qeveritare gjatë vjeshtës, pasi nivelet e larta të ajrit të ndotur kanë shkaktuar probleme shëndetësore.
XS
SM
MD
LG