Ndërlidhjet

Blogeri iranian “është rrahur para se të vdiste”


Blogeri dhe aktivisti Sattar Beheshti.
Blogeri dhe aktivisti Sattar Beheshti.
Kryeprokurori i Iranit, Gholam Hossein Ejehi, ka thënë se blogeri Sattar Beheshti, i cili ka vdekur në paraburgim muajin e kaluar, është rrahur.

Sipas Ejehit, hetimet kanë treguar se Beheshti, 35 vjeç, është rrahur që nga dita e arrestimit, porse “rahjet nuk i kanë shkaktuar vdekjen”.

Ejehi ka thënë se shkaku i vdekjes duket të jetë shoku fizik ose psikologjik.

Beheshti është dërguar në paraburgim më 30 tetor dhe ka vdekur në burgun famëkeq të Evinit më 3 nëntor.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar shtatë persona në lidhje me vdekjen e blogerit.
XS
SM
MD
LG