Ndërlidhjet

Spanja me rreth 5 milionë të papunë


Spanje...
Spanje...
Spanja ka regjistruar pothuajse pesë milionë të papunë, derisa recesioni nuk tregon shenja të dobësimit, ndërsa bankat përballen me pasojat e kolapsit të tregut të patundshmërive.

Në një njoftim të Ministrisë spanjolle të Punës thuhet se shkalla e papunësisë në muajin nëntor është “rritur” në 1.5 për qind, ose për 74 mijë e 296 njerëz, me çka është arritur numri rekord prej 4.9 milionë njerëzish të papunë, transmeton agjencia AP.

Ministrat e financave të eurozonës, një ditë më parë miratuan ndihmën prej 39.5 miliardë dollarësh për bankat spanjolle, të cilat më së shumi janë goditur nga kolapsi i tregut të patundshmërive në vitin 2008.

Kjo ishte pjesë e ndihmës prej 100 miliarde eurosh dedikuar për këto banka.
XS
SM
MD
LG