Ndërlidhjet

KFOR-i s'reduktohet për shkak të veriut


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
NATO mbështet plotësisht procesin politik mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pas takimit të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare, në të cilat ka marrë pjesë edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton.

Ai ka inkurajuar Beogradin dhe Prishtinën, që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të gjetur zgjidhje politike.

Rasmussen ka shfaqur shqetësimin për gjendjen e brishtë në pjesën veriore të Kosovës.

“Situta në veri ështe edhe më tej e paqëndrueshme dhe kjo është arsyeja se përse NATO e ka shtyrë vendimin për reduktimin e mëtejm të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it". u shpreh Rasmussen.

Rasmussen theksoi se të gjithë ministrat e Jashtëm të NATO-s, kanë shprehur mbështetjen për zgjerimin e aleancës me anëtare të reja.
XS
SM
MD
LG