Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – tre ushtarë të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës me bombë në Pakistan
Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës me bombë në Pakistan
Zyrtarët në Pakistan thonë se së paku tre ushtarë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë.

Sulmi i sotëm ndodhi në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se një makinë me dy vetë në të, depërtoi brenda portës së një baze ushtarake në Vana, që është selia e qarkut fisnor, Vaziristani Jugor.

Zyrtarët thanë se makina ka eksploduar, pasi ushtarët kishin hapur zjarr, kështu që automobili nuk ka hyrë në kamp.
XS
SM
MD
LG