Ndërlidhjet

Netanyahu viziton Pragën


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka arritur në Pragë, për të falënderuar zyrtarisht liderët çekë, të cilët kanë votuar kundër përmirësimit të statusit të palestinezëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Netanyahu do të takojë kryeministrin çek, Petr Necas.

Çekia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Izraeli kanë qenë në mesin e nëntë vendeve që kanë votuar kundër kërkesës palestineze, ndërsa 138 të tjera kanë votuar në favor të saj.

Republika Çeke ka qenë i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka votuar kundër.

Izraeli thotë se shtetësia palestineze duhet të negociohet në bisedime direkte me izraelitët dhe jo përmes hapave të njëanshëm.

Nga Praga, Netanyahu do të udhëtojë për në Gjermani.
XS
SM
MD
LG