Ndërlidhjet

FOL: Projektligji për përgjime, për interes të qeverisë


Ilustrim
Ilustrim
Lëvizja FOL ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ajo ka miratuar projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve “për të mbuluar skandalet e saj”.

Ditë më parë, në internet janë publikuar disa biseda të përgjuara të zyrtarëve të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku.

“Miratimi i këtij projekti-ligji në situatën e tanishme tregon qartazi që këto institucione dhe këta zyrtarë publikë nuk e kanë vullnetin që të mbrojnë qytetarët nga përgjimet e mundshme, por vetëm veten e tyre”, thuhet në reagimin e FOL-it.

Kjo lëvizje, pos tjerash, ka kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga zyrtarët e përfshirë në skandal, pasi që “përgjimet në fjalë kanë dëmtuar shumë seriozisht besueshmërinë e institucioneve publike dhe integritetin e shtetit të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG