Ndërlidhjet

KE gjobit shtatë kompani elektronike


Ilsutrim
Ilsutrim
Komisioni Evropian ka shqiptuar gjoba të mëdha për shtatë kompani elektronike, të cilat “kanë organizuar aleanca për të manipuluar me çmimet e televizorëve dhe kompjuterëve në periudhën 1996-2006”.

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka gjobitur me 1.5 miliard euro gjigantët elektronikë: Philips, Samsung, LG Electronics, Panasonic dhe disa kompani të tjera.

Komisioni Evropian ka thënë se kompanitë në fjalë “kanë koordinuar çmimet, kanë ndarë tregjet dhe kanë organizuar konsumatorët në mes tyre”.

KE-ja ka thënë se kjo aleancë “është sjellje e keqe anti-konkurruese, e cila është rreptësisht e ndaluar për kompanitë që bëjnë biznes në Evropë".
XS
SM
MD
LG