Ndërlidhjet

Rusia kritikon Gjykatën e Hagës


Vitaly Churkin
Vitaly Churkin
Rusia ka kritikuar Gjyjkatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Duke iu adresuar Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ambasadori rus, Vitaly Churkin, ka folur për vendimin e Gjykatës së Hagës për të liruar dy ish-gjeneralët kroatë të luftës, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, si dhe për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Churkin ka thënë se këto vendime lënë të kuptojnë se askush nuk ka qenë përgjegjës për vrasjen dhe dëbimin e civilëve serbë gjatë konfliktit në Kroaci dhe në Kosovë, në vitet ’90.

Gjykata e Hagës ka liruar muajin e kaluar nga të gjitha akuzat për krime lufte edhe gjeneralët kroatë, edhe ish-kryeministrin e Kosovës, së bashku me dy bashkëluftëtarë të tij.
XS
SM
MD
LG