Ndërlidhjet

Plagoset kreu i inteligjencës afgane


Afganistan
Afganistan
Kreu i shërbimit të inteligjencës në Afganistan është plagosur nga një sulm me bombë në Kabul.

Burimet zyrtare thonë se Asadullah Khalid ka marrë plagë në pjesën e poshtme të trupit.

“Drejtori ynë i inteligjencës është plagosur nga një sulm terrorist dhe i është nënshtruar operacionit. Mjekët janë pozitivë. Kemi shpresa të mëdha për shërimin e plotë të tij”, ka thënë presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Khalid, ish-guvernator dhe ish-ministër, është emëruar në krye të inteligjencës afgane në muajin shtator.
XS
SM
MD
LG