Ndërlidhjet

Futboll: Kampionati Evropian 2020 – në disa qytete


Pamje nga një takim i futbollit
Pamje nga një takim i futbollit
Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka shpallur se kampionati evropian në vitin 2020 do të organizohet në disa qytete në gjithë Evropën, e jo vetëm në një shtet mikpritës.

Këtë njoftim e ka shpallur sot sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, pas takimit të Komitetit Ekzekutiv.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ishte i pari që e kishte hedhur idenë e mbajtjes së kampionatit në disa qytete evropiane, me qëllim që të evitohet çmimi i lartë i organizimit në kohën e krizës financiare në shumë vende evropiane.

Vendimin e sotëm e kishte kundërshtuar vetëm zëvendëspresidenti i UEFA-s, Senes Erzikk, nga Turqia.
XS
SM
MD
LG