Partia opozitare në Ukrainë, Mëmëdheu, ka shpallur se ish kryeministrja Yulia Tymoshenko, do të jetë kandidate në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Arseniy Yatsenuk nga kjo parti, i ka njoftuar sot gazetarët në kryeqytetin Kiev, se ai shpreson se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, do të marrë “vendim të drejtë” dhe do ta shfajësoj zonjën Tymoshenko, para zgjedhjeve të vitit 2015.
Aktualisht, ajo po e vuan dënimin me burg, pasi në tetor të vitit të kaluar, nga një gjykatë në Ukrainë ishte dënuar me kohëzgjatje prej 7 vitesh, për keqpërdorim të pozitës derisa ishte kryeministre.
Tymoshenko ende ballafaqohet me akuza se i është shmangur pagesës së tatimeve në shumë prej miliona dollarëve amerikanë, lidhur me një kompani private të energjisë, të cilën ajo e kishte udhëhequr gjatë viteve të 90-ta.
Zonja Tymoshenko thotë se është viktimë e hakmarrjes politike nga presidenti Viktor Yanukovych, i cili e mundi atë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2010.