Avokatët e të drejtave të njeriut kanë pasur një vit të ngjeshur në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në mes të konflikteve të armatosura, goditjes qeveritare dhe ligjeve represive të reja. Nga Irani në Bjellorusi, Pakistani dhe Kina, shërbimi qendror i Radios Evropa e Lirë sjell profilet e disa nga mbrojtësit më të zëshëm të të drejtave të njeriut dhe demokracisë për vitin 2012.
12 aktivistët e të drejtave të njeriut 2012
5
Ai Weiwei, artist dhe veprimtar politik në Kinë. Artisti vizuel i njohur ndërkombëtarisht dhe disenjator, që ndihmoi dizajnin e stadiumit "Zogut fole" për Lojrat Olimpike 2008, ka zemëruar autoritetet kineze me kritikat e tij ndaj qeverisë për korrupsion. Ai u arrestua për gati tre muaj vitin e kaluar nën akuzat për krim ekonomik dhe u lirua me kaucion. Byroja e Tatimit në Pekini ka kërkuar që ai të paguajë 15 milionë juan ($ 2.400.000) në taksa dhe gjoba.
7
Peter Bouckaert, drejtor i emergjencave në Human Rights Watch, Shtetet e Bashkuara. Peter Bouckaert ka qenë në krye të përpjekjeve për të zbuluar shkeljen e drejtave të njeriut në konfliktin e përhapur nw rajon. Këtë vit, HRW publikoi një raport, i cili dokumenton ekzekutimin në masë të anëtarëve të karvanit libian tw diktatorit Muamar Gadafi, nga militantët rebelë. Raporti, bazuar në faktet e mbledhura të Bouckaertit, thotë se milicitë e opozitës kanë ekzekutuar të paktën 66 anëtarë të kapur nga konvoji i Qaddafit në Sirte, që në bazë të ligjeve të luftës, vrasja e luftëtarëve të kapur është krim lufte.
8
Denis Mukwege, mjek, Kongo. Shërohet nga sulmi. Mukwege, një kirurg gjinekologjik dhe në të kaluarën i dominuar për Çmimin Nobel të Paqes, drejton një spital për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale nga konflikti i zgjatur në Kongo. Në tetor, persona të armatosur hynë në shtëpinë e tij, fëmijët e tij i kërcënuan me armë dhe vranë një roje të sigurisë para se ta qëllonin Mukwegen. “Amnesty International” atentatin e cilësoi si "mizor". Dr Mukwege dhe familja e tij kanë qenë për shërim nga sulmi jashtë vendit.
9
Kreu i opozitës në Kazakistan Vladimir Kozlov. I burgosur. Kritik i ashpër i presidentit Nursulltan Nazarbaev, u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg në muajin tetor nën akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë gjatë trazirave vdekjeprurëse nga punëtorët grevistë të naftës në qytetin Zhanaozen. Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar burgosjen e tij dhe “HRË” e ka përshkruar atë si "një goditje për lirinë e shprehjes dhe pluralizmin politik" në një vend të Azisë Qendrore.