Ndërlidhjet

Dhjetëra mijëra palestinezë shënojnë themelimin e Hamasit


Gaza, foto nga arkivi
Gaza, foto nga arkivi
Dhjetëra mijëra palestinezë po marrin pjesë në një tubim në qytetin e Gazës për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të Hamasit.

Udhëheqësi i grupit islamik Khaled Meshaal, pritet që t’i adresohet masës në vizitën e tij të parë në Rripin e Gazës.

Udhëtimi i tij vjen vetëm dy javë pasi Hamasi zhvilloi një konflikt tetëditësh me Izraelin, në të cilin u vranë 170 palestinezë dhe gjashtë izraelitë.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, e përshkruajti rëndësine e ngjarjes në komentet dhënë për agjencinë Reuters.

“25 vjetori I Hamasit është një ngjarje e veçantë. Vjen me fitoren e rezistencës dhe me pjesëmarrjen e pare ndoënjëherë të liderit të Hamasit Khaled Meshaal. Ky është mesazh i sfidës ndaj okupuesit- që Gaza është e lirë dhe mund të vendosë se kush do ta vizitojë rripin dhe nuk është pushtuesi ai që vendos. Gjithashtu është një mesazh i unifikimit të popullit palestinez, me pjesëmarrjen e përfaqësuesvë të të gjitha fraksioneve palestineze”, u shpreh Abu Zuhri.

Udhëheqësit vendorë të Fatahut, pritet të marrin pjesë gjithashtu në tubimin e së shtunës, që shënon herën e parë kur fraksioni i presidentit palestinez Mahmud Abaz, merr pjesë në një ngjarje të tillë, që nga viti 2007, kur zhvilloi një luftë të shkurtër civile me Hamasin në Gaza, e cila u fituar nga grupi islamik.
XS
SM
MD
LG