Ndërlidhjet

PSY iu kërkon falje amerikanëve


Kengertari jug-korean, PSY
Kengertari jug-korean, PSY
Këngëtari jug-korean PSY, i famshëm për këngën e tij të njohur në tërë botën “Gangnam Style,” ka kërkuar falje për një performansë antiamerikane të bërë një dekadë më parë.

PSY kërkoi falje të shtunën, para se të marrë pjesë në një koncert të dielën në Uashington, para presidentit amerikan Barack Obama.

Në vitin 2002, këngëtari shkatërroi një tank të modelit amerikan në një protestë kundër vdekjes së dy adoleshentëve jug-koreanë, që ishin godituir nga një makinë ushtarake amerikane.

Dy vjet më vonë, ai iu bashkua një performance të një këngë, vargjet e së cilës kërkonin vrasjen e “jenkëve, që po i torturonin robërit irakianë”.

Ai në një deklaratë të lëshuar të shtunën tha se performansa dhe teksti i këngës ishin pjesë e “sentimentit të përgjithshëm kundër luiftës që ndahej me shumë të tjerë në botë”.
XS
SM
MD
LG