Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i militanëtve – 6 të vrarë


Në vendin e sulmit në Banu janë parë forcat e sigurisë pakistaneze
Në vendin e sulmit në Banu janë parë forcat e sigurisë pakistaneze
Së paku 6 vetë janë vrarë nga një sulm i militantëve kundër një stacioni të policisë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarët kanë thënë se nga sulmi i sotëm në stacionin e policisë Kaki, afër vendit Banu, janë vrarë tre policë dhe tre civilë.

Raportohet se sulmin e kanë kryer dy sulmues vetëvrasës me bombë dhe militantët që kanë hedhur granata.

Talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG