Ndërlidhjet

Afganistan: U vra zyrtarja për çështje të femrave


Pamje nga një sulm i mëparshëm në Afganistan
Pamje nga një sulm i mëparshëm në Afganistan
Shefja e departamentit për çështje të femrave në provincën lindore Lagham të Afganistanit, Nadia Sidiqi, është vrarë.

Autoritetet lokale thanë se persona të armatosur sot e kanë qëlluar atë për vdekje derisa ajo udhëtonte për në kryeqytetin provincial, Mihtarlam, ku punonte.

Shefi i policisë në provincën Lagham, Ahmad Sherzad, tha se ai ka besim se sulmuesit do të kapen.

E ndjera Nadia Sidiqi në këtë post e kishte zëvendësuar paraardhësen Hanifa Safi, e cila poashtu ishte vrarë në korrik të vitit të kaluar, nga një bombë që shpërtheu në veturën e saj.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por atentatet janë përdorë gjithnjë e më tepër nga kryengritësit talibanë në luftën e tyre kundër qeverisë së Afganistanit, e cila mbështetet nga Perëndimi.
XS
SM
MD
LG