Ndërlidhjet

Drashkoviq: Nga populli po fshihet e vërteta për Kosovën


Vuk Drashkoviq
Vuk Drashkoviq
Kryetari i Lëvizjes për Ripërtritjen Serbe, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar sot se popullit në Serbi duhet kumtuar të vërtetën për Kosovën dhe se statusi i Kosovës është “çështje e mbyllur”.

“Me rezolutën 1244, anekset e Rambujesë dhe anekset e tjera që fshihen, shqiptarët e Kosovës e kanë fituar të drejtën për shkëputje dhe vetëvendosje dhe, sipas tekstit të rezolutës 1244, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar”, i tha Drashkoviq televizionit B92.

Ai ka vlerësuar se raportet e mira ndërmjet Beogradit e Prishtinës janë në interesin më të mirë për popullin serb në Kosovë.

“Ne nuk jemi të detyruar ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta dërgojmë ambasadorin në Prishtinë, por të gjitha marrëdhëniet e tjera, duhet t’i normalizojmë”, tha Drashkoviq.

Ai mëtutje ka theksuar se nga populli po fshihet e vërteta, para se gjithash për rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën, në vitin 1999, Serbisë i është marrë secili aspekt i sovranitetit ndaj Kosovës.
XS
SM
MD
LG