Ndërlidhjet

Rusi: Ligjvënësit hakmerren ndaj legjislacionit Magnitsky


Pamje e Dumës Shtetërore të Rusisë
Pamje e Dumës Shtetërore të Rusisë
Ligjvënësit e Rusië e kanë paraqitur një propozim legjislacion në Dumën Shtetërore, me të cilën imponohen sanksione kundër shtetasve amerikanë, që i abuzojnë të drejtat e rusëve.

Sipas propozimit, shtetasve të këtillë amerikanë nuk do tu lejohet hyrja në Rusi dhe do tu bllokohen fondet në Rusi.

Leximi i parë i kësaj mase do të bëhet këtë javë.

Ky hap u ndërmor, pasi Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin Magnitsky, më 6 të këtij muaji, duke imponuar ndalim të dhënies së vizave dhe bllokim të fondeve të zyrtarëve rusë, të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ky legjislacion pritet të nënshkruhet nga presidenti Barack Obama dhe të shndërrohet në ligj.

Ky legjislacion në Shtetet e Bshkuara është emëruar sipas avokatit rus anti-koprrupsion, Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në paraburgim në vitin 2009.

Aktivistët për të drejtat e njeriut e akuzojnë administratën e Rusisë se ka dështuar t’i ndëshkoj ata që janë përgjegjës.
XS
SM
MD
LG