Ndërlidhjet

Operacion i madh kundër drogës afgane


Dorge dhe arme te konfiksuara, Afganistan...
Dorge dhe arme te konfiksuara, Afganistan...
Shefi i agjencisë ruse kundër narkotikëve Viktor Ivanov, tha se një operacion i fundit që përfshinte policinë nga Afganistani, Taxhikistani dhe Rusia, çoi në sekuestrimin e më shumë se 400 kilogramë të narkotikëve.

Ivanov tha se bastisjet u kryen në shtatë fshatra afgane dhe në to u përfshinë rreth 300 policë afganë të mbështetur nga helikopterët.

Ai nuk ka përmendur rolin forcave ruse dhe atyre të Taxhikistanit.

Ivanov tha se një operacion i ngjashëm në shtatorin e kaluar rezultoi me konfiskimin e mijëra kilogramë të narkotikëve dhe shkatërrimin e gjashtë laboratorëve të drogës.
XS
SM
MD
LG