Ndërlidhjet

AI reagon ndaj vrasjes së zyrtares afgane


Gra afgane në protestë...
Gra afgane në protestë...
Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International ka dënuar vrasjen e Najiya Siddiqit, zyrtare e lartë në Ministrinë për Çështjet e Grave në lindje në provincën Laghman të Afganistanit.

Suzanne Nossel, drejtoreshë ekzekutive e Amnesty International në SHBA, tha në një deklaratë me shkrim se vdekja e Siddiqit “është pjesë e një model terrorizues të dhunës ndaj grave” në Afganistan.

Deklarata i akuzoi forcat afgane të sigurisë se “kanë dështuar edhe njëherë të mbrojnë mbrojtëset e të drejtat të femrave”.

Deklarata i bëri thirrje Kongresit amerikan që ta miratojë legjislacionin, i quajtur Akti për Promovimin e Sigurisë për Gratë dhe Vajzat Afgane, i cili synon që të mbajë përgjegjëse autoritetet afgane për trajtimin e e grave.

Militantët talebanë dyshohet se kryen vrasjen e Siddiqit.
XS
SM
MD
LG