Ndërlidhjet

Egjipti përballet me protesta masive


Kajro
Kajro
Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit Muhamed Morsi kanë planifikuar tubime rivale për sot, vetëm pak ditë para referendumit të diskutueshëm për kushtetutën e re.

Protestat vijnë një ditë pasi që ushtria e Egjiptit mori përgjegjësinë e përbashkët me policinë për sigurinë.

Morsi iu ka dhënë forcave ushtarake autoritetin për të arrestuar civilët.

Grupi kryesor i opozitës, Fronti Kombëtar i Shpëtimit, ka bërë thirrje për protesta masive për të detyruar anulimin e referendumit.

Projekt-kushtetuta, e hartuar nga një asamble e dominuar nga aleatët islamikë të presidentit, është kritikuar nga opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut se dështon të garantojë liritë themelore dhe mbrojtjen e grave dhe pakicave.

Presidenti dhe mbështetësit e tij, duke përfshirë Vëllazërisë Myslimane, thonë se kushtetuta e re është e nevojshme për të siguruar ndryshimet në Egjipt, pas rrëzimit të Hosni Mubarakut.
XS
SM
MD
LG