Ndërlidhjet

Dominika njeh Kosovën


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Dominika.

Autoritetet e Dominikas, po ashtu kanë dërguar edhe një letër, e cila i adresohet presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku konfirmohet vendimi zyrtar i këtij shteti për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë, bëhet e ditur në një komunikatë për media të MPJ-së.

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë të ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, citon MPJ, letrën nga Dominika.

Dominika (Commonwealth of Dominica), është një shtet ishullor në detin e Karaibeve, me një sipërfaqe prej 750 kilometrash katrorë dhe me popullsi mbi 73 mijë banorë.

Dominika ka kryeqytet Roseaun dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1978.
XS
SM
MD
LG