Ndërlidhjet

Facebook mbyll llogaritë e rekrutimit të talibanëve


Ilustrim
Ilustrim
Washington Post shkruan se mesazhet e talibanëve të Pakistanit, që mund të shiheshin deri para disa javëve në Facebook, janë mbyllur nga kompania.

Gjatë fundjavës, Facebook ka mbyllur një faqe rekrutimi për TTP, ose Tehreek-i-Taliban.

Sipas Los Angeles Times, faqja TTP ka rekrutuar kontribues për një revistë të re tremujore të quajtur Ahyah-e-Khilafat.

Faqja kishte 281 “pëlqime” deri të premten në mbrëmje dhe kishte mesazhe në anglisht - kryesisht të buta.

Rrjetet sociale aktualisht janë bërë ndër burimet kryesore për përhapje të ideologjisë së caktuar nga grupe të ndryshme nga tërë bota.
XS
SM
MD
LG