Ndërlidhjet

Opozita egjiptiane kërkon votën "Jo" për referendum


Protestat në Kajro...
Protestat në Kajro...
Grupi kryesor opozitar i Egjiptit ka bërë thirrje që referendumit për kushtetutën e diskutueshme të vendit, populli t’i përgjigjet me JO.

Fronti Kombëtar i Shpëtimit tha të mërkurën se do të bëjë thirrje për një bojkot, po që nuk ka numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve, që monitorojnë qendrat e votimit dhe nëse shteti nuk ofron siguri të mjaftueshme.

Grupi gjithashtu kërkoi pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Referendumi është caktuar të mbahet më 15 dhjetor.

Opozita thotë se projekt kushtetuta nuk i garanton të drejtat për të gjithë qytetarët dhe është shkruar padrejtësisht nga aleatët islamikë të presidentit Muhamed Morsi.

Polemika ka shkaktuar protesta masive në të gjithë vendin.

Ndërkohë, ushtria e Egjiptit ka shtyrë bisedimet e planifikuara për të mërkurën mes presidentit Morsi dhe opozitës.

Ushtria tha se shtyerja është bërë për shkak të përgjigjeve të pakta të të ftuarve.
XS
SM
MD
LG