Ndërlidhjet

Franca: Mbi 100 shtete e njohin opozitën siriane


Pjesëtarë të opozitës siriane...
Pjesëtarë të opozitës siriane...
Ministria e Jashtme e Francës ka thënë se më shumë se 100 shtete e kanë njohur koalicionin e ri opozitar të Sirisë si përfaqësues të vetëm legjitim të popullit sirian, transmeton AP.

Vendimi i hap rrugë ndihmës më të madhe për forcat që luftojnë regjimin e Bashar al- Assadit, të cilat qenë kritikuar se nuk janë të organizuara dhe se nuk janë sa duhet përfaqësuese.

Më herët SHBA ka pranuar koalicionin opozitar si përfaqësues të vetëm legjitim, hap ky i kritikuar nga Rusia.
XS
SM
MD
LG