Ndërlidhjet

Irani lëshon aktakuzë ndaj 18 shtetasve amerikanë


Gjykate iraniane...
Gjykate iraniane...
Nënkryetari i gjyqësorit iranian tha se Republika Islamike ka lëshuar aktakuza ndaj 18 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve amerikanë mbi akuzat se kanë kryer “vepra penale” kundër Iranit.

Ebrahim Raisi tha se Irani është i vendosur që t'i japë publikut “dokumente të vlefshme”, që inkriminojnë shtetasit amerikanë.

Raisi është cituar nga agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars të ketë thënë se akuzat kundër amerikanëve përfshijnë involvimin në sulmet terroriste.

Ai nuk dha hollësi të mëtejshme apo emrat e të akuzuarave, por tha se publiku do të informohet për hapat e ardhshëm të Iranit.

Vitin e kaluar, parlamenti i Iranit futi në “listë të zezë” 26 zyrtarë amerikanë për krime të dyshuara, që varionin nga shkeljet e të drejtave të njeriut e deri te përfshirja në trafikimin e drogës.
XS
SM
MD
LG