Ndërlidhjet

ANEB-i bisedon me zyrtarët iranianë


Herman Nackaerts kryeson hetimet e ANEB-it për programin bërthamor të Iranit.
Herman Nackaerts kryeson hetimet e ANEB-it për programin bërthamor të Iranit.
Një ekip i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do të takojë sot në Teheran zyrtarët iranianë për të diskutuar rreth programit bërthamor të Republikës Islamike.

ANEB-i pritet t’i bëjë presion Teheranit që t’iu lejojë vëzhguesve ndërkombëtarë qasje në informacione dhe në ato lokacione për të cilat agjencia e Kombeve të Bashkuara dyshon se luajnë rol në krijimin e armëve atomike.

Herman Nackaerts, i cili kryeson hetimet e ANEB-it, ka thënë se ekipi i tij është i gatshëm të shkojë në kompleksin ushtarak të Parçinit, nëse Teherani miraton vizitën.

Perëndimi dyshon se Irani po punon në krijimin e armëve bërthamore, andaj edhe ka miratuar një varg sanksionesh kundër tij.

Republika Islamike i hedh poshtë akuzat, duke thënë se aktiviteti i saj atomik ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG