Ndërlidhjet

Britania i paguan 2.2 mln sterlina disidentit libian


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka rënë dakord që t’i paguajë 2.2 milionë sterlina disidentit libian, Sami al-Saadi, i cili thotë se shërbimi sekret i Britanisë MI6 ka marrë pjesë në arrestimin e paligjshëm të tij.

Al-Saadi dhe familja e tij janë dëbuar me forcë në Libinë e Muammar Gaddafit, në vitin 2004.

Avokatët e tyre thonë se veprimi ligjor kundër Britanisë ka marrë fund me anë të pagesës.

Al-Saadi ka qenë kundërshtar i madh i Gaddafit dhe thotë se është futur me forcë në një aeroplan në Hong Kong, së bashku me gruan dhe fëmijët, si pjesë e një operacioni të përbashkët Britani-SHBA-Libi.

Familja është dërguar në Libi, ku al-Saadi është mbajtur në burg dhe është torturuar.

Akuzat për përfshirjen e Britanisë në këtë rast janë shfaqur vitin e kaluar, gjatë kryengritjes kundër Gaddafit, kur janë gjetur dokumnete, të cilat kanë konfirmuar marrëveshjen për transferimin e familjes al-Saadi.

Ministria e Jashtme e Britanisë nuk ka bërë ende komente për rastin.
XS
SM
MD
LG