Ndërlidhjet

Rasti Politkovskaya: Ish-polici dënohet me 11 vjet burgim


Ish-polici rus, Dmitry Pavlyuchenkov.
Ish-polici rus, Dmitry Pavlyuchenkov.
Gjykatësit rusë kanë dënuar një ish-zyrtar të policisë me 11 vjet burgim, për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e gazetares hulumtuese, Anna Politkovskaya, më 2006.

Gjykata në Moskë ka gjetur fajtor Dmitry Pavlyuchenkovin për përcjelljen e lëvizjeve të Politkovskayas dhe sigurimin me armë të vrasësit.

Pavlyuchenkov po ashtu është urdhëruar që të paguajë 3 milionë rubla (97,800 dollarë) për familjen e Politkovskayas.

Ai është gjykuar ndarazi nga pesë personat e tjerë të akuzuar për këtë rast.

Politkovskaya, e cila shkruante për gazetën “Novaya Gazeta”, është qëlluar për vdekje në hyrje të apartamentit të saj në Moskë më 7 tetor të vitit 2006.

Ajo ka qenë e njohur për kritikat e saj për korrupsionin në Rusi, luftën në Çeçeni dhe sundimin e Vladimir Putinit.
XS
SM
MD
LG