Ndërlidhjet

Mishkoviqit- 30 ditë paraburgim


Miroslav Mishkoviq
Miroslav Mishkoviq
Biznesmenit më të pasur të Serbisë, Miroslav Mishkoviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Mishkoviq u arrestua të mërkurën së bashku me djalin e tij, Markon dhe tetë të tjerë në lidhje me një seri të marrëveshjeve të dyshimta të privatizimit.

Akuzat kanë të bëjnë me një skemë të dyshuar për përvetësim në vlerë rreth 40 milionë dollarësh.

Të premten, një gjyqtar urdhëroi Mishkoviqin, birin e tij, dhe katër të tjerë për të qëndruar në paraburgim.

Mishkoviq ka ndërtuar pasurinë e tij, si një aleat i Sllobodan Millosheviqit, gjatë viteve të ’90-ta.

Pasuria e tij është vlerësuar në më shumë se 2 miliardë dollarë në vitin 2007, edhe pse besohet se që nga atëherë ajo mund të jetë zvogëluar.

Qeveria aktuale e Serbisë ka filloi ta godasë korrupsionin, pas ardhjes në pushtet, në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG