Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon Obamën


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e tragjedisë në një shkollë në Konektikat, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona.

“Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe për dhimbjen shkaktuar familjeve dhe popullit amerikan nga kjo ngjarje e rëndë”.

“Në këtë kohë zie dhe pikëllimi për vendin tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.

Një person i armatosur ka shtënë të premten në një shkollë fillore në Konektikat, duke lënë 27 persona të vrarë, në mesin e tyre 20 fëmijë nga mosha 5 deri në 10 vjeç.
XS
SM
MD
LG